Parësia E Të Drejtës — Një Dëshirë E Hershme E Njerëzimit
Abstract
Objektivi im është të shpjegoj se në botën e miteve, të treguara nga Hesiodi, ekzistonte një rend normativ në kundërshtim me kaosin, anarkinë apo forcën brutale, ruajtja e të cilit nënkuptonte domosdoshmërisht legjitimitet politik, drejtësi, maturi dhe moderim. Për këtë arsye, këto mite përmbanin idetë themelore dhe përbërësit e koncepteve kryesore të epërsisë së ligjit, të cilat kanë karakterizuar traditën juridike dhe politike perëndimore që nga Platoni, qoftë në antikitet, në mesjetë dhe deri në bashkëkohësi. Pyetja e lashtë sesi mund të jetohej me dinjitet, i ka shtyër filozofët t'u paraprijnë zgjidhjeve juridike, politike dhe shoqërore. Dëshira e njeriut, që ën fëmininë e vet, ka qenë sesi të ndërtohet shoqëria mbi bazën e drejtësisë, ashtu siç e gjejëm këtë dëshirë në poemën e Hesiodit "Teogonia". Vepra poetike së bashku me "Iliadën" dhe "Odisenë" e Homerit janë konsideruar si krijimet me të hershme të shpirtit njerëzor. Mendoj se ky parashtrim do të tregonte, nga njëra anë, se origjina e parimit të shtetit të së drejtës i paraprin filozofisë greke dhe, nga ana tjetër, se kuptimi i saj mund të ishte shumë më i ndërlikuar nga ajo çfarë nënkuptojnë përgjithësisht juristët bashkëkohorë.
Keywords
mitet, Hesiodi, e drejta, ligjitimitet politik, shteti, moderim, filozofi
Authors
Prof. Dr. GJERGJ SINANI
Beder University CollegeWarning: mysql_free_result() expects parameter 1 to be resource, null given in /var/www/bjh.beder.edu.al/web/article.php on line 60